Tronditëse! Gruaja gjendet e p*jetë në banesën e saj në Sarandë

1 Min Read
Tronditëse! Gruaja gjendet e p*jetë në banesën e saj në Sarandë

Një shtetase amerikane me banim në Sarandë është gjetur e pajetë paraditen e sotme në apartamentin e saj në qytetin bregdetar.

Viktima është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeçe, e cila prej disa vitesh kishte zgjedhur të jetonte në qytetin bregdetar pasi kishte blerë një banesë aty.

Trupi i saj është transportuar në morgun e Sarandës dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk raportohet për shenja dhune në trupin e viktimës.