Ndodh në Itali! Shoferi përplas për vd*kje dhe lë në mes të rrugës gruan, vetë ia mbath

1 Min Read
Ndodh në Itali! Shoferi përplas për vd*kje dhe lë në mes të rrugës gruan, vetë ia mbath

Një grua 50-vjeçare u përplas dhe u vra nga një shofer që ia mbathi me vrap në Cusercoli, në provincën Forlì-Cesena.

Tragjedia ndodhi në agim, përgjatë Via Bidentina, pranë Bar Silvia, pak jashtë qendrës së qytetit. Shoferi nuk u ndal për të ofruar ndihmë dhe u zhduk.

Karabinierët po punojnë për të identifikuar autorin e aksidentit, duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe duke mbledhur deklaratat e dëshmitarëve.