Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë

1 Min Read
Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Lajmin e ka ndarë vetë artistja përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një foto bardh e zi me këmbët e të porsalindurit.

Në përshkrim, Dafina ka zbuluar për herë të parë edhe emrin e djalit: Daskan Gjergji.

Ky moment shënon një kapitull të ri në jetën e saj, ndërsa ndjekësit kanë nisur menjëherë urimet për të dhe familjen.