Tr*nditet Tirana! Gjendet pa shenja jete 29 vjecari në parkimin e pallatit ku banonte (Detaje)

1 Min Read
Tr*nditet Tirana! Gjendet pa shenja jete 29 vjecari në parkimin e pallatit ku banonte (Detaje)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet, ku një 29-vjeçar është gjetur i vdekur.

Policia njofton se shtetasi E.D., është gjetur nga familjarët pa shenja jete brenda automjetit të tij në parkimin e pallatit ku banonte në Astir.

Sipas raportimeve në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijojnë hetimet nga autoritete për të zbuluar shkakun e vdekjes së të riut.

“Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.”