Një i moshuar është gjetur i vetëvarur në shtëpinë e tij në zonën e ish-Kënetës.
Sipas policisë, kanë qenë familjarët që kanë gjetur trupin e të ndjerit dhe kanë njoftuar forcat e rendit.
“Rreth orës 07;30, në lagjen nr.17/1 në Durrës, në banesë është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi L. M., 91 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,- njofton policia.