“A ka shqiptarë këtu apo…”- Publiku shpërthen ndaj Egli Takos pas deklaratës së saj gjatë koncertit

1 Min Read
“A ka shqiptarë këtu apo…”- Publiku shpërthen ndaj Egli Takos pas deklaratës së saj gjatë koncertit

Egli Tako ka qenë së fundmi e ftuar në një klub nate në Pejë, ku ka performuar përballë një publiku të zjarrtë.

Por përtej muzikës, vëmendja këtë herë nuk shkoi vetëm te zëri apo repertori i saj.

Teksa interpretonte hitin e njohur “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, Egli u ndal për një moment dhe u drejtua nga publiku me një pyetje që ngjalli menjëherë reagime në rrjete sociale:
“A ka shqiptarë në Kosovë, apo vetëm kosovarë jeni?”

Frazë spontane apo jo, komenti preku një temë të ndjeshme që ka qenë shpesh në qendër të debateve publike – ndarjen mes identitetit “shqiptar” dhe atij “kosovar”, një çështje që është diskutuar gjerësisht edhe në formate televizive si Big Brother VIP.

Pavarësisht momentit që ndezi diskutime, Egli e vazhdoi performancën e saj pa incidente.