“Asnjë tolerancë!”/ Rama i prerë për ndërtimet pa leje: Sot do konfiskohet…

2 Min Read
“Asnjë tolerancë!”/ Rama i prerë për ndërtimet pa leje: Sot do konfiskohet…

kryeministri Rama ka paralajmëruqar sërish këtë mëngjes se ndërtimet në dëm të komunitetit nuk do të tolerohen.

Më tej ai ka shtuar se ky projekt synon dy gjëra dhe do ti drejtojë drejt BE.

“Sot do bëhet një konfiskim pallati në qytetin e Vlorës që është në shkelje të ndërtimit, Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, nuk kemi asnjë minutë për të humbur se kemi marrë përsipër të hymë në BE.

Ta harrojë kushdo qoftë. Historia ndërto sot që të legalizosh nesër, nuk do ecë më.

Çdo ngrehinë e ngritur në dëm të zonave të mbrojtura, do të rrafshohet. Nuk do ketë asnjë tolerancë e asnjë dialog në këtë proces.

Të gjithë skuadrat që morën 83 mandate të jenë në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve të cilët pengohen çdo ditë nga ata që me guxim të tepërt dhe mbylljes së syve kanë pushtuar hapësirat publike. Tirana është zona më e nxehtë.

Nuk ka lagje e bllok banimi që mos ketë zaptuesin e vetë, Ka filluar të2 behet një punë e mirë por ka nevojë në të gjithë territorin. Kjo do jetë rilindja urbane 2.0 në Tiranë dhe në gjithë qytetet e mëdha. Lezha ka më pak problematika, Durrësi Tirana, Vlora, Fieri, Elbasani… Korça më pak problematike.

Në vijën bregdetare duhet të ketë një presion të rritur ndaj të gjithë atyre që zaptojnë territore, Do të jetë jo e lehtë, por e pandashme.”

TAGGED: