Ledri Vula thyen heshtjen, flet për lidhjen e re të Sara Hoxhës me Erik Fullanin: Sara po duket shumë…

1 Min Read
Ledri Vula thyen heshtjen, flet për lidhjen e re të Sara Hoxhës me Erik Fullanin: Sara po duket shumë...

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka vendosur të flasë hapur për herë të parë rreth marrëdhënies së re të ish-partneres së tij, Sara Hoxha, e cila është gjithashtu nëna e vajzës së tyre, Poem Blu.

I ftuar në podcast-in “Inspire” me Alketa Vejsiun, Ledri u tregua i sinqertë dhe i balancuar në deklaratat e tij,

duke treguar një qasje të matur dhe mbështetëse ndaj situatës së re.

Artisti nuk ngurroi të shprehë mbështetje për Sarën dhe për lidhjen e saj të re, duke theksuar se lumturia e saj ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e vajzës së tyre.

“Sara po duket shumë e lumtur me këtë djalin… Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur.

Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është më shumë me rëndësi”, tha ai.