Ledri Vula shqetëson ndjekësit me pamjen e tij, reperi vuan nga kjo semundje?

1 Min Read
Ledri Vula shqetëson ndjekësit me pamjen e tij, reperi vuan nga kjo semundje?

Në podkastin e fundit të Alketa Vejsiut, vëmendjen nuk e mori vetëm rrëfimi i ndjerë i Ledri Vulës për jetën personale dhe marrëdhëniet, por edhe pamja e tij fizike, që u komentua gjerësisht në rrjete sociale.

Shumë ndjekës vunë re ndryshime në pigmentimin e lëkurës së duarve të tij, çka ngjalli shqetësim dhe kuriozitet për gjendjen shëndetësore të reperit.

Edhe pse Ledri nuk e përmendi drejtpërdrejt, duket se bëhet fjalë për vitiligo – një çrregullim i pigmentimit që ndodh si pasojë e shkatërrimit të melanociteve, qelizat që prodhojnë pigmentin (melaninën) në lëkurë. Kjo sëmundje shkakton njolla të bardha në trup, të cilat në disa raste përhapen me kalimin e kohës.

Ledri Vula shqetëson ndjekësit me pamjen e tij, reperi vuan nga kjo semundje?

Vitiligo nuk është sëmundje ngjitëse apo e rrezikshme për jetën, por shpesh ndikon në aspektin emocional dhe vetëbesimin e individit.

Ledri nuk e komentoi këtë pjesë gjatë intervistës, por pamjet e publikuara kanë bërë që shumë ndjekës të dyshojnë për këtë diagnozë.

 

TAGGED: