Egli Tako puth bluzën me figurën e Gjestit/ DEL VIDEO

1 Min Read
Egli Tako puth bluzën me figurën e Gjestit/ DEL VIDEO

Raporti mes Egli Takos dhe Gjestit ka qenë një nga lidhjet më të komentuara të Big Brother VIP Albania 4, duke tërhequr vëmendjen e publikut me afërsinë, largimin e çdo gjë tjetër që ndodhi në shtëpinë më të famshme në vend.

E ndërsa reality shou-i përfundoi, duket se lidhja mes tyre jo vetëm që nuk është shuar, por ka vazhduar edhe jashtë kamerave.

Së fundmi, Egli është surprizuar me një dhuratë simbolike, por tepër domethënëse: një bluzë me fotografinë e Gjestit gjatë një koncerti.

Në vend që të tregonte thjesht mirënjohje, këngëtarja reagoi në mënyrë të natyrshme dhe mjaft të ndjerë, duke e puthur bluzën disa herë.

“Unë do ta puthë, unë jam mësuar se ia kam kthyer puthjet kështu që…”, u shpreh Egli.

Kjo skenë e ëmbël ka rindezur thashethemet se mes Egli Takos dhe Gjestit raporti nuk është mbyllur me mbarimin e spektaklit, ndonëse nuk janë shfaqur më bashkë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GJESTI (@gjestti__)