Xhensila dhe Ledri në një romancë, Bes Kallaku poston foto me këtë grua të jetës së tij!

1 Min Read
Xhensila dhe Ledri në një romancë, Bes Kallaku poston foto me këtë grua të jetës së tij!

Pas ndarjes së konfirmuar prej kohësh me Xhensila Myrtezajn, duket se Bes Kallaku po e ndjek në heshtje gjithë zhurmën rreth jetës së saj të re sentimentale.

Këngëtarja është përfolur për një lidhje të re me reperin Ledri Vula, pas disa paraqitjeve të afërta mes tyre – përfshirë pushimet në Ibiza dhe urimin e saj të fundit publik për ditëlindjen e tij: “Urime ditëlindjen, mbret”, shkroi ajo nëBes K Instagram.

Ndërsa rrjeti është i fokusuar tek Xhensila dhe Ledri, Bes Kallaku nuk ka reaguar asnjëherë publikisht për këtë raport të ri, as ndaj ish-bashkëshortes, as ndaj reperit.

Në vend të kësaj, ai ka zgjedhur të shfaqet tërësisht i tërhequr nga kjo histori, duke postuar sot një foto në Instagram, ku shihet krah gjyshes së tij, Ije-s.

Xhensila dhe Ledri në një romancë, Bes Kallaku poston foto me këtë grua të jetës së tij!

Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një mënyrë për të treguar se është i fokusuar tek familja dhe jeta e tij personale, larg vëmendjes mediatike që po i dedikohet ish-partneres.