Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mëngjesin e 10 korrikut në aksin Pogradec–Qafë Thanë, në vendin e njohur si “Tuneli” pranë fshatit Piskupat, i ka marrë jetën 34-vjeçarit Alfons Bleta.
Mjeti që ai po drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e liqenit, duke rezultuar fatal për drejtuesin e makinës.
Alfonsi ishte bashkëshorti i Ejona Bletës, e njohur në rrjetet sociale si Ejona Vlogs, e cila njihet për videot mbi jetën familjare dhe bukuritë natyrore të zonës së Pogradecit, ku çifti jetonte së bashku me djalin e tyre të vogël, rreth 3 vjeç.
Familja Bleta ishte kthyer në Shqipëri në vitin 2024 pas disa vitesh qëndrimi në Zvicër, duke zgjedhur të jetonin në Pogradec, pranë të afërmve dhe në vendlindje.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Alfonsit ka prekur shumë ndjekës të Ejonës, pas një postimi të saj në Instagram, ku shkruan:
“Xhiro jonë e fundit… pusho në paqe gjysma ime… humba bashkëshortin tim, babin e Reit. Shpirti im është në zi.”
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.