Aktorja dhe moderatorja e dashur për publikun, Rudina Dembacaj, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, ku ka rrëfyer detaje për jetën e saj private dhe atë profesionale.
E pyetur nga moderatori Eni Shehu për bashkë moderatoret e “Goca & Gra”, Rudina foli pa doreza për secilën prej tyre, për Gerta Gixharin, Egla Cenon, Loredana Bratin dhe Kleonikin.
Dembacaj u shpreh se nuk ka kimi televizive me Gertën dhe se me Eglën tashmë kuptohen me sy duke qenë se është sezoni i dytë së bashku.
Sa i përket Loredanës, ajo tha se e ka shumë xhan, ndërsa për Kleonikin shtoi se ‘e dashuron për autenticitetin në gjërat që thotë’.
Pjesë nga intervista:
Cila është më kapriçozja te Goca dhe Gra?
Nuk e di nëse do e quaja kapriçoze, domethënë nuk mendoj se ndonjëra prej tyre është kapriçoze.
Më me teka?
Personi që unë nuk kuptohem është Gerta, për shembull nëse i bëj një pyetje ose nëse jemi në një diskutim ku më duhet ti drejtohem edhe Gertës, mendimi i Gertës fillon këtu dhe mua më ik komplet vëmendja sepse flet gjatë. Më humbet durimi se zgjatet, zgjatet, zgjatet. Nuk është se kemi atë kiminë e studios, nuk e kam me Gertën. Merrem vesh shumë kollaj me sy me Eglën se është sezoni i dytë dhe është më e thjeshtë. Dashuroj Kleonikin, në aspektin se ajo ka shumë autenticitet në gjërat që thotë, prandaj e dua televizivisht, se si person kemi qëndruar shumë pak bashkë me thënë të drejtën. Nga ana televizive është një vajzë që e shpreh mendimin e saj me autenticitet, siç e ka të vetin. E kam shumë xhan edhe Loredanën, por na ka ngelë pak ky mentaliteti unë dhe Egli që jemi dy të sezonit të kaluar. ‘Ju të vjetrat’, na thotë Gerta. Unë i thashë nuk jemi të vjetra, jemi të kahershme, më të rezistuarat.