Pse o bir me kaq shpejtësi, nëna në shtëpi po të…Makina bëhet copash, 19 vjecari humb jetën!

2 Min Read
Pse o bir me kaq shpejtësi, nëna në shtëpi po të...Makina bëhet copash, 19 vjecari humb jetën!

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga “JOQ Albania”, një “Audi” luksoz ngjyrë e bardhë është përplasur me një pikë karburanti.

Fatkeqësisht, bëhet me dije se i vdekur ka mbetur një nga të rinjtë që ndodhej në mjet, ndërsa dy të tjerët janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spital.

“Audi” në dukje model A5 dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë dhe ka dalë nga karrexhata e autostradës, duke u përplasur me stacionin e karburantit “Eida”, në afërsi të Vorës.

“Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave”, njofton Policia.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe mjeti pothuajse është shkatërruar, duke bërë që shoferi dhe pasagjerët që ndodheshin në të të marrin lëndime të rënda, e njëri prej tyre për pasojë të ndërrojë jetë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Policia dhe ekipet mjekësore, ndërsa ndihma e parë të rinjve u është dhënë dhe nga dëshmitarët e rastit, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk ka mundur të jetojë.