Fituesi i BBVA4 thyen heshtjen: “Jam i martuar, por…”

2 Min Read
Fituesi i BBVA4 thyen heshtjen: “Jam i martuar, por…”

Gjesti, fituesi i sezonit të katërt të Big Brother VIP Albania, është rikthyer pas një periudhe të gjatë heshtjeje mediatike, duke zgjedhur të komunikohet më afër me ndjekësit e tij përmes rrjeteve sociale.

Ai ka realizuar një transmetim direkt në TikTok, ku iu përgjigj 15 pyetjeve nga fansat, duke ndarë mendime dhe plane të ardhshme artistike.

Një nga pyetjet që tërhoqi vëmendjen lidhej me një video virale nga një koncert, ku ai dëgjohej të thoshte “jam i martuar”.

Për këtë, Gjesti ka shpjeguar me humor: “Jam i martuar me muzikën.” – Kjo përgjigje ka qartësuar situatën dhe ka hedhur poshtë thashethemet lidhur me një lidhje romantike me Eglin, duke i dhënë fund spekulimeve të shumta që kishin qarkulluar në media.

Gjesti zbuloi gjithashtu se është duke punuar për këngën e tij të re, e cila do të jetë një projekt solo. Megjithatë, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimeve në të ardhmen.

“Kish dasht me pas një bashkëpunim… Dhuratën kam kështu që më pëlqen shumë, e ka një stil të veçantë edhe ka bërë shumë hite të mëdha. Dhurata Dora të don Kingi,” shpjegoi ai.

I pyetur edhe për jetën e tij private, ai foli për familjen, një temë që zakonisht e ruan për veten.

Gjesti pranoi se orari i ngarkuar nuk i lejonte shumë kohë për të kaluar me të afërmit, por premtoi se pas verës do t’i kushtojë më shumë kohë atyre dhe do ta festojë me ta fitoren e Big Brother.

“Do të gjej më shumë kohë për ta edhe për ta festuar fitoren e Big Brother,” tha ai.

TAGGED: