Çfarë po ndodh mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt?

1 Min Read
Çfarë po ndodh mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt?

Bora Zemani ka nisur pushimet verore dhe ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa foto të bukura pranë bregdetit, ku shfaqet krah të birit, Arborit.

Por mes komenteve dhe pëlqimeve për imazhet familjare, një detaj ka tërhequr vëmendjen e publikut: mungesa e Donald Veshajt.

Prej kohësh, Donaldi është pjesë e udhëtimeve familjare të Borës dhe Arborit, ndaj prezenca e tij në fotot e pushimeve ishte e pritshme.

Kësaj here, ai nuk është parë në asnjë prej postimeve të moderatores, çka ka nxitur menjëherë spekulime dhe aludime për një krisje të mundshme në çift.

Çfarë po ndodh mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt?

Deri tani, as Bora dhe as Donaldi nuk kanë reaguar publikisht për këtë mungesë, ndërsa fansat po ndjekin me vëmendje çdo detaj të ri në rrjetet sociale.

Çfarë po ndodh mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt?

Ndërkohë, në fotot e publikuara, Bora dhe Arbori duken të qeshur dhe të qetë, duke shijuar ditët e para të verës pranë detit.