Një urim BEFASUES! Ledri Vula feston ditëlindjen, ja cfarë shkruan Xhensila Myrtezaj për të

1 Min Read
Një urim BEFASUES! Ledri Vula feston ditëlindjen, ja cfarë shkruan Xhensila Myrtezaj për të

Reperi i njohur Ledri Vula feston sot ditëlindjen, dhe mes urimeve të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat, ka spikatur edhe ai i këngëtares Xhensila Myrtezaj, me të cilën prej javësh përflitet për një romancë të mundshme.

Xhensila ka ndarë një postim në Instagram ku i uron Ledrit: “Gëzuar ditëlindjen mbret”, duke e shoqëruar me një fragment të shkurtër nga klipi i projektit të tyre muzikor, ku të dy shfaqen në një moment tejet intim dhe provokues.

Ky veprim i këngëtares është komentuar gjerësisht në rrjet, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një lidhje mes tyre, ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar zyrtarisht për statusin e marrëdhënies.

Një urim BEFASUES! Ledri Vula feston ditëlindjen, ja cfarë shkruan Xhensila Myrtezaj për të

Fansat kanë vërshuar me komente, mes tyre edhe urime për çiftin e mundshëm.