‘Ishte djalë flori, familje e respektueshme…’ E vr*në dhe e hodhën në lumë, flasin të tronditur fqinjët e Renisit

2 Min Read
'Ishte djalë flori, familje e respektueshme...' E vr*në dhe e hodhën në lumë, flasin të tronditur fqinjët e Renisit

Fqinjët e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit me plagë në trup dhe fytin e nxirë, kanë folur për mediat lidhur me ngjarjen dhe familjen e të riut.

Ato kanë treguar se lajmin e rendë e kanë marrë vesh në media, ndërsa tregojnë se viktima dhe familja e tij janë njerëz të mirë.

“E kam marrë vesh te tv që e kanë vrarë filanin. Komshinj jemi, shkuam për një ngushëllim”, tha njëra prej tyre, ndërsa një tjetër tha: “Janë familje e mirë dhe ai si fëmijë ka qenë fëmijë, nuk merresh me një fëmijë, është krim ky. Nuk dimë çfarë të themi. I riu rregullohet! Familje shumë e rregull këtu në katun. Nuk e kemi gjë, fqinj jemi”, tha fqinja.

23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por uniformat blu ende s’kanë saktësuar shkakun e vdekjes së tij.

Nga kamerat e sigurisë gjatë rrugës është fiksuar një automjet që shoqëronte makinën e Renis Dobrës, nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.

Ndërkohë nga Burreli deri tek vendi ku u gjet trupi i viktimës, raportohet se nuk ka kamera sigurie.

Trupi i tij i pajetë është dërguar në morg, ndërsa pritet ekspertiza. I riu u denoncua i zhdukur nga babai i tij në polici, pasi nuk u kthye më në banesë.

Ai ka shkuar në polici rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të martë (8 Korrik), ku ka deklaruar se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me të birin. Pas orësh kërkime, trupi i pajetë i viktimës u gjet pranë liqenit të Shkopetit.