Aksident tragjik në Pejë! Humb jetën një person, 4 të tjerë pIagosen rëndë

0 Min Read
Aksident tragjik në Pejë! Humb jetën një person, 4 të tjerë pIagosen rëndë

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti që ndodhi sot në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00. Katër persona u lënduan, ndërsa një person humbi jetën,” tha ai.

Gashi po ashtu tha se në aksident ishin të përfshira dy makina.