Gjykata e Lartë merr kete vendim për Erion Veliajn!

1 Min Read
Gjykata e Lartë merr kete vendim për Erion Veliajn!

Ditën e sotme, Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi u mor pas shqyrtimit të seancës gjyqësore dhe rrëzimit të rekursit të paraqitur nga mbrojtja e Veliajt.

Ai ndodhet aktualisht në paraburgim në Durrës dhe është nën hetim për disa akuza të rënda, përfshirë korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje të paligjshme të sendeve në ambientet e burgut.

Vendimi i sotëm vjen pas një rishikimi të masës nga Apeli i GJKKO, të cilin Gjykata e Lartë e konsideroi të ligjshëm dhe të bazuar në prova.

Procesi ndaj Veliajt vijon, ndërsa institucionet e drejtësisë janë në fazën e hetimeve të thelluara.