Aksident i rëndë në vend! Makina përplaset me kamionin, shoferi ne…

1 Min Read
Aksident i rëndë në vend! Makina përplaset me kamionin, shoferi ne...

Një aksident është regjistruar në mesnatë, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër te degëzimi i parë në hyrje të Lezhës.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se automjeti taksi është përplasur me mjetin kamion që mbledh mbeturinat në zonë.

Si pasojë e përplasjes shoferi i automjetit taksi u bllokua në mjet nga përplasja dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po mbledh prova materiale nga shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ndodhi në mesnatë.