Aksident i rëndë në vend! Humbi kontrollin e automjetit, pIagoset 35 vjecari…

1 Min Read
Aksident i rëndë në vend! Humbi kontrollin e automjetit, pIagoset 35 vjecari...

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme, rreth orës 12:40, në aksin rrugor Vlorë–Qeparo, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Drashovicës”.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi A. Q., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij tip Fiat, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si për pasojë ka ngelur i dëmtuar.

Mësohet, se aktualisht 35-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:40, në aksin rrugor Vlorë–Qeparo, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Drashovicës”, shtetasi A. Q., 35 vjeç, banues në Selenicë, duke drejtuar automjetin tip Fiat, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka ngelur i dëmtuar. 35-vjeçari aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.