Loredana, një nga personazhet më të spikatur të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka tërhequr sërish vëmendjen me një deklaratë që është interpretuar si një sinjal për një lidhje të mundshme të re.
“Nuk kemi qenë keq me kërkesat, më dërgojnë çunat foto nga palestra. I kam vënë pak në sedër, por nuk jam aq e fiksuar me muskujt, me thënë të drejtën,” është shprehur ajo, duke lënë të kuptohet se preferencat e saj nuk ndalen te pamja fizike.
Kjo deklaratë është parë nga ndjekësit si një shenjë se ajo është e hapur për njohje të reja, pas përfundimit të lidhjes me Jozin.
Sipas reagimeve në rrjete sociale, Loredana po tregon se këtë herë vlerëson më shumë personalitetin dhe energjinë e dikujt, sesa paraqitjen e jashtme.