“Pa dashurinë, nuk bëj asgjë!”- Grida Duma flet si kurrë më parë: Kam sakrifikuar shumë

2 Min Read
“Pa dashurinë, nuk bëj asgjë!”- Grida Duma flet si kurrë më parë: Kam sakrifikuar shumë

E ftuar në një intervistë televizive, Grida Duma ka ndarë reflektime të thella mbi përjetimet e saj personale dhe raportin me dashurinë.

Ajo theksoi se dashuria është elementi kyç që e shtyn përpara në çdo aspekt të jetës.

“Dashuria është gjithëkuptimi i gjësë, i së gjithës. Dashuria është gjithçka, pa dashurinë nuk bëj asgjë. Çdo gjë që bëj e dua deri diku, shumë apo pak, por pa e dashur nuk e bëj,” u shpreh Duma.

Duke folur për marrëdhëniet në distancë, ajo tha se për të nuk janë reale: “Dashuria në distancë mbahet gjallë deri diku. Për mua nuk është dashuri, është iluzion. Unë dua gjërat reale, gjërat me të cilat njerëzit janë bashkë, përjetojnë çdo gjë bashkë.”

Në këtë kuadër, Duma pranoi se ka sakrifikuar shumë për të mos humbur dikë të zemrës, duke ndryshuar edhe pjesë të vetes. “Që të akomodosh tjetrin, duhet të lësh nga egoja jote shumë. Kam mësuar ta bëj, nuk e bëja kollaj. Por fillon ta bësh që të mos humbësh tjetrin. Njeriu duhet të ndryshojë,” u shpreh ajo.

Ajo pranoi se sakrificat kanë qenë të pranishme sidomos gjatë vitit të fundit. “Gjëja më e madhe që kam bërë për të mos humbur dikë, kam ndryshuar shumë nga vetja, është gjëja më e dhimbshme për mua. Mendoj që bëj çdo ditë sakrifica. Sidomos këtë vit kam bërë shumë sakrifica,” tha Duma.