♈ Dashi
Java fillon me një shtysë të fortë drejt vendimeve në sferën profesionale. Mund të merrni një propozim të papritur për bashkëpunim ose ndryshim pozite. Me Uranusin që ndikon në sferën e komunikimit, jeni më të zhdërvjellët dhe të guximshëm në mënyrën si shpreheni. Hëna e plotë ndikon drejtëpërdrejtë në ambiciet tuaja – mund të arrini një sukses të shumëpritur ose të merrni vlerësimin që kërkonit.
♉ Demi
Financat dhe vetëvlera janë në fokus këtë javë. Hëna e plotë nxit të mendoni më thellë për burimet tuaja dhe mënyrën si i shpenzoni. Një kthesë pozitive mund të vijë nga një lajm që lidhet me pronat, investimet ose një projekt afatgjatë. Uranusi i vendosur në sferën e brendshme të sigurisë ju shtyn të mendoni jashtë kornizave për të ardhmen tuaj.
♊ Binjakët
Me Uranusin që sapo ka hyrë në shenjën tuaj, po nis për ju një periudhë që sjell rizgjim personal, ndryshime në mënyrën si ndiheni me veten dhe me të tjerët. Do ndjeni energji të çuditshme, por pozitive. Mund të nisni një rrugëtim të ri – qoftë fizik, shpirtëror apo profesional. Hëna e plotë ngre në sipërfaqe një çështje financiare ose një marrëdhënie që kërkon sqarim të thellë.
♋ Gaforrja
Kjo është një javë thellësisht emocionale për ju. Hëna e plotë ndikon sferën e marrëdhënieve dhe ju shtyn të përballeni me të vërtetat që ndoshta i keni shmangur. Është një moment për vendime: do afroni apo do shkëputeni? Në të njëjtën kohë, retrogradimi i Saturnit në fundjavë ju ndihmon të kuptoni më mirë përgjegjësitë që mbani në një lidhje apo në një bashkëpunim.
♌ Luani
Kjo javë sjell shpresë, ndjenjë force dhe vëmendje të madhe ndaj jetës sociale. Mund të njiheni me njerëz të rinj që hapin dyer për ide të mëdha. Hëna e plotë ndikon në sferën e rutinës dhe shëndetit – ndoshta keni nevojë të riktheheni në ritëm, të rregulloni oraret dhe të jeni më të organizuar. Në dashuri, është momenti i sqarimeve.
♍ Virgjëresha
Kjo javë është e mbushur me energji krijuese, frymëzim dhe dëshirë për t’u dalluar. Nëse keni një pasion të fshehur apo projekt artistik, tani është koha për ta çuar përpara. Hëna e plotë ndikon tek dashuria dhe ndjenjat – do doni të shprehni atë që ndjeni, por në mënyrë të matur. Kujdes me lodhjen mendore – Saturni retrograd ju kujton të pushoni pak më shpesh.
♎ Peshorja
Fokusi zhvendoset tek familja dhe shtëpia. Mund të mendoni për një ndërrim ambienti, rregullim në banesë ose ndoshta një ndryshim emocional që lidhet me rrënjët tuaja. Hëna e plotë ndikon në vendime që kanë të bëjnë me karrierën dhe balancën midis jetës personale dhe profesionale. Mos e anashkaloni tensionin që mund të krijohet në fundjavë – komunikimi i qetë është çelësi.
♏ Akrepi
Kjo javë është shumë e fuqishme për vendime që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj profesionale. Ndikimi i Hënës së plotë ju jep mundësinë të mbyllni një kapitull dhe të filloni një tjetër. Në dashuri, një bisedë që ka vonuar ndodh më në fund. Do ndiheni të çliruar, por duhet të jeni të sinqertë me veten dhe me tjetrin.
♐ Shigjetari
Shpenzimet, burimet, siguria financiare – të gjitha këto dalin në pah këtë javë. Hëna e plotë bën të mundur që të shihni me qartësi çfarë po ju ndihmon e çfarë po ju pengon ekonomikisht. Uranusi ju shtyn të ndryshoni zakone në jetën tuaj të përditshme. Është një javë ku duhet të bëni bilancin e prioriteteve.
♑ Bricjapi
Hëna e plotë ndodh në shenjën tuaj dhe ju vë në qendër të vëmendjes. Ndiheni më të vetëdijshëm për drejtimin që doni të merrni në jetën personale dhe në profesion. Energjitë janë intensive, ndaj kini kujdes të mos përplaseni me njerëz që s’ju kuptojnë. Saturni ju nxit të rifokusoheni në objektiva afatgjata.
♒ Ujori
Java sjell një ndjesi të fortë për të rifilluar diçka që keni lënë pezull. Uranusi sjell ide të reja dhe mënyra të pazakonta për të zgjidhur çështje që kanë mbetur hapur. Fundjava kërkon reflektim – ndoshta do ndjeni nevojën për më shumë privatësi. Mos kini frikë të tërhiqeni pak për të kuptuar drejtimin tuaj.
♓ Peshqit
Kjo është një javë sociale dhe mjaft frymëzuese për ju. Takime të reja, biseda të thella dhe ndjenja që dalin në sipërfaqe. Mund të jetë java ku ndjeni më shumë lidhje shpirtërore me dikë. Në karrierë, një projekt i vogël mund të hapë një derë të madhe – mos e nënvlerësoni asnjë mundësi.