Rudina feston ditëlindjen, Mark Frroku i bënë surprizën që nuk e priste askush!

1 Min Read
Rudina feston ditëlindjen, Mark Frroku i bënë surprizën që nuk e priste askush!

Rudina Dembacaj ka qenë ditën e djeshme në një lidhje telefonike me “Live From Tirana”, ku tregoi se festonte ditëlindjen e saj.

E pyetur se “si po e kalon ajo këtë ditë speciale dhe çfarë surprize i bëri bashkëshorti i saj Mark Frroku?”, aktorja dhe moderatorja e njohur u përgjigj:

“Marku udhëtoi nga Livadhi mbrëmë, që të kapte patjetër orën 12 në mesnatë. Veriorët janë shumë romantikë, por duhet të dish t’ia nxjerrësh, t’ia kapësh filmin. Marku është romantik të them të drejtën, është shumë romantik!

Unë e dija që do vinte, pavarësisht se i kisha thënë ‘mos hajde’, sepse janë disa ditë shumë të lodhshme për të, ne kemi hapur dhe një bisnes të vogël në Livadh.

Dhe kemi zgjedhur që këtë periudhën që unë kisha më shumë projekte, Marku të rrinte më shumë andej se sa unë. Tani po kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin, se nuk jemi përditë bashkë. Ishte më romantik se kurrë, e kishte marrë malli!”.