Cfarë dhimbje e madhe! Mbyll sytë në lule të rinisë 30 vjecari, miqtë e tij shpërthejnë në lot (Foto)

2 Min Read
Cfarë dhimbje e madhe! Mbyll sytë në lule të rinisë 30 vjecari, miqtë e tij shpërthejnë në lot (Foto)

Emanuel Xifa, një emigrant nga fshati Arrëz e Madhe në Tepelenë, ka ndërruar jetë në Greqi. Lajmin e trishtë e japin shqiptarët që jetojnë në qytetin e Rethimno, në ishullin e Kretës, duke bërë me dije se shkak është bërë një infarkt.

“Me hidhërim u njoftuam sot herët në mëngjes për vdekjen e parakohshme të bashkatdhetarit tonë EMANUEL XIFA – 30 vjeç, Nga Arrëz e Madhe Tepelenë.

I ndjeri humbi jeten pas një Infrakti në zemër në banesën e tij në orët e para të mëngjesit në RETHIMNO, dhe u dërgua në Spitalin e Rethimno pa shenja jetë duke konstatuar vdekjen”, thuhet në njoftimin e shoqatës së emigrantëve shqiptarë në Rethymno.

Trupi i Emanuel Xifës ndodhet në spitalin e Rethimno për t’ju nënshtruar proçedurave të ekspertizës mjeko-ligjore.

Cfarë dhimbje e madhe! Mbyll sytë në lule të rinisë 30 vjecari, miqtë e tij shpërthejnë në lot (Foto)

Paraprakisht, bëhet me dije se pas përfundimit të procedurave mjeko-ligjore, 30 vjeçarit nga Tepelena do t’i jepet lamtumira e fundit nga miqtë dhe shokët e tij në Kretë, pranë spitalit, dhe më pas trupi do të niset drejt vendlindjes.

“Zoti ju forcoftë për të përballuar dhimbjen dhe shpirti i Emanuel Xifa të prehet në paqe dhe përjetësi në tokën ku u linde”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të shoqatës së emigrantëve për familjen e të riut nga Arrëza e Madhe.