‘Unë nuk e shes b*thën…’ Big Mama plas DEKLARATEN B0MB pasi nuk u shpall fituese e Ferma Vip2!

1 Min Read
'Unë nuk e shes b*thën...' Big Mama plas DEKLARATEN B0MB pasi nuk u shpall fituese e Ferma Vip2!

Big Mama, një nga personazhet më të spikatur të edicionit të dytë të “Ferma VIP”, ka reaguar pas përfundimit të spektaklit ku fitues u shpall Big Basta.

Në një intervistë për “Dukagjini TV”, ajo ka lënë të kuptohet se fitorja nuk ishte aspak çështje votash apo vlerësimi publik, por e paracaktuar nga produksioni.

“Për mua fitorja ka qenë Roni edhe jam shumë me fat që e kam fitu. A pse s’kam fituar [spektaklin] ajo është e ditur është kot me fol, se ju e dini flas pa doreza, por ajo gjë ishte e shitur, normal! Dikush ka nevojë për emër, dikush ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes dhe i intereson vetëm titulli. S’kam qenë hipokrite si disa, jam shumë e lumtur me karakterin që kam. Unë se shes b*then as për spektakël, as për lek, as për asgjë“, tha Big Mama ndër të tjera.

Deklarata e saj ka ndezur diskutime në rrjete sociale, sidomos për tonin e drejtpërdrejtë dhe akuzat e hapura ndaj mënyrës së përzgjedhjes së fituesit në një reality show ku, në parim, fjalën e fundit e ka publiku.