Një aksident është regjistruar mesditën e së premtes në rrugën “Kastriot Muço”,
ku një këmbësor është përplasur nga një automjet në momentin që po kalonte në vijat e bardha.
Ngjarja ka ndodhur pranë një zone të frekuentuar, ndërsa drejtuesja e mjetit është një femër.
Policia rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe dhënien e përparësisë në vijat e bardha, për të shmangur ngjarje të tilla që rrezikojnë jetën e qytetarëve.