Vetëm disa orë para se të ndodhte aksidenti fatal që i mori jetën, Diogo Jota kishte ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video nga momentet më të lumtura të jetës: dasma e tij me partneren Rute Cardoso.
Videoja, e postuar më pak se 19 orë para ngjarjes tragjike, tregonte pamje intime dhe të gëzuara nga ceremonia martesore, ku çifti shihej i buzëqeshur dhe i rrethuar nga familjarë e miq të ngushtë.
Postimi ishte shoqëruar shkrimin: “Një ditë që s’do ta harrojmë kurrë”.
Vetëm një ditë më pas, lajmi për vdekjen e tij dhe të vëllait André Jota, në një aksident rrugor në Spanjë, tronditi jo vetëm familjen por edhe komunitetin sportiv.
View this post on Instagram