Aksident në vend! Makina përfundon në kanal, shoferi dhe pasagjeri…

1 Min Read
Aksident në vend! Makina përfundon në kanal, shoferi dhe pasagjeri...

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Rrugën e Arbrit. Mësohet se një 32-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga.

Sipas raportimeve, nga përplasja kanë mbetur të plagosur shoferi i automjetit dhe pasagjeri në mjet. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbërit, shtetasi E. M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet shtetasi A. V., 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën’.