Reagon Bieta Sulo pasi u tha se largohet nga “Top Channel” dhe vendin ia zë Rozana Radi

1 Min Read
Reagon Bieta Sulo Pasi U Tha Se Largohet Nga “Top Channel” Dhe Vendin Ia Zë Rozana Radi

Autorja dhe moderatorja e emisionit “Ftesë në 5”,

 

 

 

Bieta Sulo ka reaguar pas lajmit se ajo do të largohet nga Top Channel.

Në nisje të emisionit pasditen e djeshme, Bieta tha:

 

“Një tjetër lajm shumë i diskutuar i fundjavës ka qenë largimi i Bieta Sulos nga Top Channel. Aq sa dhe njerëz shumë të afërt më shkruanin: ‘Çfarë po ndodh?’”

“Lajmi merr dhenë dhe besohet edhe nga njerëz të afërt në përmasa të tilla. Madje dhe punëtorët e skenografisë kur erdha sot më thanë: ‘A ta vazhdojmë këtë punë?’ Ka zierë rrjeti për këtë gjë, por që këtu do të jem në Top Channel. Përkon me 20 vitet e mia ne Top Channel, dhe në këtë 20 vjetor, jo vetëm që do të jemi nga shtatori së bashku, por është duke u punuar për një skenografi të re për të ardhur në një sezon të ri televiziv me më shumë energji dhe vrull, pas 7 vitesh të suksesshme që kemi lënë pas”, u shpreh ajo.