“Nesër dita më e nxehtë e javës”, meteorologu Hakil Osmani: Korriku me temperatura ekstreme, ja kur tërhiqet i nxehti përvëlues…

2 Min Read
“Nesër Dita Më E Nxehtë E Javës”, Meteorologu Hakil Osmani: Korriku Me Temperatura Ekstreme, Ja Kur Tërhiqet I Nxehti Përvëlues...

Muaji korrik ka nisur me temperatura ekstreme në shumë zona të Shqipërisë, si pjesë e një vale të të nxehtit që ka përfshirë të gjithë rajonin e Evropës Juglindore. Sipas meteorologut Hakil Osmani nga MeteoAlb, i cili foli për mediat shqiptare, pritet që temperaturat të qëndrojnë mbi mesataren sezonale për një periudhë të zgjatur gjatë këtij muaji.

Në disa qytete të Shqipërisë si Tirana, Shkodra, Elbasani, Berati dhe Gjirokastra, termometri ka shënuar deri në 39 gradë Celsius, ndërsa pritet që në ditët në vijim të arrihen edhe vlera ekstreme prej 40°C. Por ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është ndjesia reale e vapës, e cila sipas Osmanit në zona të ekspozuara në diell do të ndihet si 44-45 gradë Celsius, për shkak të lagështisë së lartë dhe mungesës së qarkullimit të ajrit.

Vija bregdetare nuk do të jetë më e përjashtuar nga të nxehtit përvëlues, me temperatura që do të variojnë nga 36°C deri në 39°C. Për të gjithë ata që kërkojnë pak freski, meteorologët sugjerojnë zonat juglindore të vendit, ku temperaturat do të jenë disi më të buta, rreth 33-34 gradë Celsius.

Meteorologu Osmani paralajmëroi gjithashtu se këto temperatura nuk janë thjesht një kulm i përkohshëm, por do të zgjasin gjatë gjithë muajit korrik. Edhe pse mund të ketë ndonjë rënie të lehtë të temperaturave për disa ditë, vlerat do të qëndrojnë 3-4 gradë mbi mesataren klimatike të kësaj periudhe.

Ai tha se çdo ditë e muajit do të shënojë vlera më të larta se normalja, çka përbën një sinjal të qartë për ndikimin e valëve të të nxehtit që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të forta për shkak të ndryshimeve klimatike. Ndaj qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin në diell në oraret e mesditës, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të shtuar për moshat e treta dhe fëmijët.