Më datë 29 Qershor 2025, në banesën e saj në Korçë, është gjetur pa shenja jete shtetasja K. Xh., 67 vjeçe.
Nga këqyrja e trupit nuk u konstatuan shenja dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.
Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Materialet proceduriale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë për veprime të mëtejshme.