Ledion Lico heq dorë nga drejtimi i BBVA? Ja cila moderatore e njohur pritet të zërë vendin e tij

1 Min Read

Pas drejtimit të sezonit 3 dhe 4 të Big Brother VIP Albania,

Ledion Liço pritet të mos e vijojë më këtë rol në sezonin e pestë.

Sipas burimeve tona pranë produksionit, arsyeja lidhet me kohën dhe intensitetin që kërkon ky format, që e angazhon plotësisht për disa muaj dhe nuk i lë hapësirë për projekte të tjera.

Pas finales së sezonit të katërt, ku u shpall fitues Gjesti, Ledioni dhe partnerja e tij u tërhoqën për disa javë nga rrjetet sociale, duke i qëndruar larg vëmendjes publike.

Sa i përket emrit që mund ta zëvendësojë, aktualisht përfliten dy emra të njohur: Luana Vjollca dhe Arbana Osmani. Nëse nuk arrihet një marrëveshje me to, ekziston mundësia që Ledioni të rikthehet sërish, por burimet thonë se gjasat janë të vogla.

Arbana Osmani u tërhoq nga drejtimi i formatit pas përfundimit të sezonit të dytë për t’iu përkushtuar familjes dhe projekteve të saj personale. Ndërkohë, Luana Vjollca ka mbyllur me sukses sezonin e dytë të Ferma VIP dhe është e gatshme për një sfidë të re në ekran.

Të gjitha këto mbeten ende në nivel diskutimesh, ndërsa vendimi final pritet të merret në javët në vijim.