Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Divjakë, ku ka humbur jetë një 15-vjeçar i cili lëvizte me motoçikletë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Pushimi i Shoferit Divjakë”.
I mituri ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë, kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga shtetasi me iniciale R. Ç., dhe ka humbur jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale.
Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në fshatin Kamenicë, automjeti me drejtues shtetasin R. Ç., është përplasur me motomjetin me drejtues një shtetas 15 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 15-vjeçari.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.