Zjarri që përfshiu pasditen e së dielës ballkonin

e një apartamenti në kompleksin “Lake View” në Tiranë, dyshohet se është shkaktuar nga një cigare e hedhur nga kati sipër.
Apartamenti është në pronësi të Françeska Muratit, emër i njohur i showbizz-it shqiptar dhe banore e re në këtë zonë, pasi e kishte blerë banesën rreth një muaj më parë.
Kompleksi, ku çmimi i apartamenteve shkon nga 500 mijë deri në 1 milion euro, konsiderohet një nga zonat më të sigurta dhe luksoze të kryeqytetit.
Zjarri është lokalizuar në kohë nga shërbimi zjarrfikës, ndërsa nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Françeska Murati nuk ka reaguar publikisht pas incidentit.