Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit.

Burime për Iconstyle bëjnë me dije se banesa e Muratit, në një nga komplekset më “in” të momentit në Tiranë është përfshirë nga zjarri.
Pamjet e shpërndara në rrjet tregojnë flakët që kanë dalë në ballkonin e apartamentit dhe një tym të dendur që përhapet në katin përkatës. Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim nga policia apo dhe nga vetë Françeska, ndërkohë që vlen të theksohet se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Sakaq kujtojmë se për këtë pronë ish-banorja e Big Brother Vip kishte investuar një shumë prej rreth 500 mijë euro.
“Është zyrtare! Më në fund kam shtëpinë time të parë. Pas një kërkimi shumë të gjatë, mora një shtëpi në Tiranë. Mezi po pres të ndaj çdo hap të këtij rrugëtimi me ju,” shkruante ajo krah një videoje ku duket mjaft e lumtur me këtë blerje disa javë më parë.
Ky lajm qarkulloi me shpejetesi te madhe ne rrjete dhe beri buje kudo, por ajo qe po terheq vemendjen e te gjitheve eshte mosreagimi i Franceska Muratit.
Ish banorja e BBVA ka postuar diten e sotme insta story duke shijuar pushimet e saj ne Jug.
Sic duket se bashku me pushimet ajo po shijone dhe bujen e madhe qe ka krijuar ne rrjet, qe me blerjen e apartementit dhe tashme me djegien e tij!
A eshte i vertet ky lajm apo jo, mbetet te presim deri ne momentin kur Franceska Murati te beje nje reagim ne lidhje me te!