By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Ulamarkantho
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Horoskopi
  • Këshilla AI
Reading: 8 mënyra natyrale për të ulur yndyrnat në gjak
UlamarkanthoUlamarkantho
Font ResizerAa
Search
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Këshilla AI
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
Copyright © 2014-2023 Ruby Theme Ltd. All Rights Reserved.

8 mënyra natyrale për të ulur yndyrnat në gjak

Last updated: June 23, 2025 1:37 pm
Ulamarkantho
Këshilla AI
Share
3 Min Read

Mirëmbajtja e shëndetit të zemrës kërkon nivele të ulëta të yndyrnave apo kolesterolit në gjak.

Kolesteroli i keq shkakton trashjen e gjakut duke i çelur rrugën bllokimit të furnizimit me gjak të trurit, zemrës, këmbëve apo veshkave.

Një gjë e tillë jo vetëm që mund të shkaktojë atak në zemër por edhe ishemi apo vdekje të parakohshme.

Lexoni më poshtë këshillat nga AgroWeb.org për uljen e kolesterolit.

 

Kufizoni Yndyrnat Me Bazë Shtazore

Ekspertët thonë se për uljen e kolesterolit duhet të shmangni yndyrnat me bazë shtazore, mishrat e përpunuar, mishin e kuq me dhjamë apo atë të shpendëve me lëkurë.

Po ashtu, për uljen e kolesterolit duhen shmangur produktet e bulmetit me yndyrna të plota të cilat rrisin kolesterolin e keq.

Më Shumë Fibër
Ushqimet e pasura me fibër ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Përzgjidhni tërshërën, farat e bluara të linit, elbin, bishtajoret, frutat dhe perimet e nëntokës.

Perimet
Ekspertët thonë se njeriu duhet të ketë të paktën një vakt të gjithin bimor një herë në javë. Këtu përfshihen fasulet apo thjerëzat që ofrojnë proteinë me bazë bimore.

Kujdes Me Karbohidratet
Studimet tregojnë se konsumi i ulët i karbohidrateve ndihmon jo vetëm në rënien në peshë por edhe në pakësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Zgjidhni tërshërën, fasulet, thjerrëzat dhe frutat që japin shumë energji por edhe ju ngopin.

Humb Në Peshë
Nëse jeni mbipeshë apo obezë, angazhohuni për të rënë në peshë. Kjo e fundit ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe ka ndikim pozitiv në shëndet.

Lëvizni Më Shumë
Ekspertët rekomandojnë deri në 90 minuta aktivitet fizik në ditë, së paku ecje. Aktivtete të tilla rrisin ritmin e zemrës dhe vënë në përdorim shumë muskuj.

Kujdes Me Ritmin
Aktiviteti fizik duhet të jetë i një intensiteti mesatar dhe më pas duhet të avancojë në ushtrime të intensitetit të lartë në 2 herë në javë.

Lëvizni
Çelësi i suksesit të një regjimi ushqimor apo aktiviteti fizik është qëndrueshmëria. Nëse kryeni aktivitet fizik rregullisht dhe pa ndërprerje, niveli i triglicerideve do të bjerë me të paktën 24 përqind./AgroWeb.org

TAGGED:Yndyrnat ne gjak
ByUlamarkantho
Follow:
Ulamarkantho është një platformë e pavarur informative që sjell lajme dhe analiza të thelluara nga Shqipëria dhe bota. Faqja fokusohet në zhvillimet më të rëndësishme politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, duke ofruar përmbajtje origjinale, të verifikuar dhe me standarde të larta editoriale. Qëllimi ynë është të informojmë me përgjegjësi dhe profesionalizëm, duke i shërbyer një audience të zgjuar dhe kërkuese.

Të Ngjashme

Lodhje, Fuqi, Limon, Vaj Ulliri
Këshilla AI

Jeni te lodhur gjate dites? Ja cfare duhet te konsumoni per te pasur fuqi…

admin
admin
Gastriti
Këshilla AI

Gastriti – Ja cilat jane produktet natyrale per nje zgjidhje…

admin
admin
Dhimbja e Mesit
Këshilla AI

Si të largoni dhimbjen e mesit me metoda të thjeshta në shtëpi

admin
admin
Myku i thonjve
Këshilla AI

Myku i thonjve, kurat e duhura natyrale për një trajtim efikas

admin
admin
Ushqimet
Këshilla AI

Ushqimet që duhet të shmangni pas të 40-ve për shëndetin

admin
admin
Rozmarina
Këshilla AI

Aftësitë Shëruese te ROZMARINES për Kujtesën, Reumatizmën dhe Dhimbjet e Muskujve

admin
admin
Gjumi, Lodhja
Këshilla AI

Të lodhur edhe pas gjumit? Ja ku mund të qëndrojë problemi!

admin
admin
Truri
Këshilla AI

Zbuloni shenjat kur trurit i mungon oksigjeni

admin
admin
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?