By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Ulamarkantho
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Horoskopi
  • Këshilla AI
Reading: “E humbëm Arditën,një vajzë e re…”, kryetarja e grave të PD-së humb betejën me sëmundjen, deputeti jep lajmin e trishtë…
UlamarkanthoUlamarkantho
Font ResizerAa
Search
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Këshilla AI
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
Copyright © 2014-2023 Ruby Theme Ltd. All Rights Reserved.

“E humbëm Arditën,një vajzë e re…”, kryetarja e grave të PD-së humb betejën me sëmundjen, deputeti jep lajmin e trishtë…

Last updated: June 18, 2025 10:10 am
admin
TvShow
Share
2 Min Read

Një lajm i trishtë ka ardhur së fundmi nga deputeti i rrethit të Devollit, Bledjon Nallbati.

Përmes një postimi në rrjetet sociale demokrati ka bërë me dije se mëngjesin e kësaj të mërkure, kryetarja e grave të Partisë Demokratike në këtë rreth ka mbyllur sytë përgjithmonë, dukë lënë pas dy vajzat e saj të mitura.

Pas një beteje të ashpër me një sëmundje e cila e stërmundoi për vite me radhë, Ardita Kapo ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare.

Për të gjithë që e njihnin, Ardita ishte një grua e jashtëzakonshme, një mike e mirë, e cila asnjëherë nuk u ndal para sfidave që i dolën para, as atëhere kur motra dhe nëna e saj humbën jetën po nga e njëjta sëmundje.

“Humbëm Arditën…Një vajzë e re, një grua e jashtëzakonshme, një mike që luftoi deri në fund me guxim dhe shpresë.

Për vite me radhë përballoi një sëmundje të rëndë, por asnjëherë nuk humbi forcën, buzëqeshjen dhe dashurinë për jetën. Ardita Kapo ishte shumë më tepër se një shoqe – ishte zëri i grave, një lidere që i deshi njerëzit dhe i shërbeu me përkushtim si kryetare e grave të Partisë Demokratike.

Lamtumirë e dashur… mungesa jote dhe shembulli yt do të na shoqërojnë gjithmonë. Ngushëllime të sinqerta familjarëve… dhe gjithë kurajon e botës për dy vajzat e tua të bukura. U prehsh në paqe, Ardita”, shkruan deputeti i Partisë Demokratike.

Të Ngjashme

TvShow

Pas divorcit nga Besi, Ana Kallaku rrëfehet për marrëdhënien me ish-kunatën e saj, Xhensila Myrtezaj! Moderatorja: Nuk kam..

admin
admin
TvShow

Nga moderatorja sportive te gazetari me batuta therëse, emrat që ‘tregon’ TOP CHANNEL për edicionin e pestë të ‘BBV’

admin
admin
TvShow

Po je shumë i lumtur? Kujdes! Këto Shenja të Horoskopit ‘Po Luten’ të Të Prishet Gjithçka!

admin
admin
TvShow

Këto 4 shenja të horoskopit të Lexojnë si libër të hapur – Kujdes!!! Nuk mund t’u fshehësh asgjë…

admin
admin
TvShow

Eliona Pitarka zbulon gjininë e bebit përmes postimit prekës: “I thash mamisë mos ma trego nëse është vajzë apo djalë… (FOTO)

admin
admin
TvShow

HOROSKOPI I SË MËRKURËS/ Kujdes! Parashikimi i yjeve vjen me një “Këshillë shtesë” për secilën nga shenjat

admin
admin
TvShow

Njihuni me katër shenjat e horoskopit që janë si ‘mbretër’ dhe nuk kërkojnë kurrë falje

admin
admin
TvShow

Egli Tako merr vendimin e rëndësishëm për karrierën e saj muzikore!

admin
admin
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?