Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni të lodhur, pavarësisht se keni fjetur mjaftueshëm, shkaku mund të jetë mungesa e magnezit.

Ky mineral thelbësor luan një rol kyç në mbi 300 procese biokimike në trup, përfshirë relaksimin e muskujve, rregullimin e sistemit nervor dhe mbështetjen e cikleve natyrale të gjumit.
Të lodhur edhe pas gjumit? Ja ku mund të qëndrojë problemi!
Pavarësisht rëndësisë së tij, shumë njerëz vuajnë nga mungesa e magnezit, një gjendje që lidhet me simptoma si lodhje kronike, nervozizëm,
çrregullime të gjumit, dhimbje muskulore dhe vështirësi në përqendrim apo kujtesë.
Sipas Dr. César Araújo, specialist i mjekësisë familjare, tregon se magnezi ndihmon në rritjen e veprimit të neurotransmetuesve si GABA, të cilët qetësojnë sistemin nervor dhe përgatisin trurin për gjumë.
“Përveç përmirësimit të gjumit, magnezi kontribuon edhe në qartësinë mendore dhe përqendrim,” thekson ai.
Dr. Araújo shton se disa sjellje gjatë ditës, si përgjumja apo nervozizmi, mund të jenë sinjale të mungesës së këtij minerali.
“Magnezi ndihmon trupin të relaksohet gjatë natës dhe, kur përdoret në mënyrë të përshtatshme, kontribuon në përmirësimin e gjumit, energjisë, përqendrimit dhe shëndetit të përgjithshëm,” shton Dr. Araújo. I kombinuar me një stil jetese të shëndetshëm, marrja e magnezit ne sasine e duhur, mund të jetë çelësi për netë më të qeta dhe rikuperim më të mirë.