By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Të Fundit
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Horoskopi
Reading: Sakrifica e një heroi shqiptar! U hodh në lumë për të shpëtuar fëmijët, Greqia shpërblen guximin e tij
Të FunditTë Fundit
Font ResizerAa
Search
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
Copyright © 2014-2023 Ruby Theme Ltd. All Rights Reserved.

Sakrifica e një heroi shqiptar! U hodh në lumë për të shpëtuar fëmijët, Greqia shpërblen guximin e tij

Last updated: June 14, 2025 5:09 pm
admin
ShowBizi
Share
3 Min Read

Levian Goga, shqiptari nga Berati që u bë simbol i guximit dhe humanizmit pas aktit të tij heroik në lumin Arachthos,

ndodhet aktualisht në spitalin e Artës për shkak të komplikacioneve në frymëmarrje.

Ngjarja tronditëse ndodhi të mërkurën e kaluar, kur Goga, pa hezituar, u hodh në lumë për të shpëtuar dy fëmijë të mitur që po mbyteshin.

Pas shpëtimit dramatik, ai shfaqi kollë të fortë dhe probleme me frymëmarrjen, çka e detyroi të kërkonte ndihmë mjekësore.

Mediat greke raportojnë se pas një vizite te një mjek privat, Goga u këshillua t’i nënshtrohej analizave të specializuara në spital. Ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, ndërhyri personalisht duke urdhëruar dërgimin e një ambulance që e transportoi menjëherë në spitalin e Artës. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën, por po monitorohet me kujdes.

Një akt heroik që tronditi Greqinë

Goga, i cili ndodhej në një kafene pranë vendit të ngjarjes, e braktisi gjithçka sapo dëgjoi britmat dhe u hodh në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arachthos për të shpëtuar dy djemtë e mitur që po mbyteshin. Dy fëmijët, një 14-vjeçar dhe një 12-vjeçar, kishin rënë në lumë gjatë një loje dhe fatkeqësisht, pësuan vdekje klinike, sipas raporteve të mediave greke.

Prindërit e të miturve kanë marrë një vendim tejet fisnik, duke dhuruar organet e fëmijëve të tyre për të shpëtuar jetë të tjera.

Do të nderohet me shtetësi greke

Aktit të Gogës nuk i kanë munguar as reagimet e mirënjohjes. Autoritetet greke kanë paralajmëruar se ai do të nderohet me shtetësinë greke për veprimin e tij të jashtëzakonshëm. Një vendim që është përshëndetur gjerësisht si një akt simbolik i vlerësimit për kontributin njerëzor pa dallime kombësie.

Levian Goga ka emigruar në Greqi 24 vjet më parë, në moshën 17-vjeçare. Ai ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Athinë, duke punuar në kushte të vështira. Sot jeton në qytetin e Artës me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, 10 dhe 6 vjeç, në një jetë të qetë dhe modeste – derisa një akt i jashtëzakonshëm guximi e bëri atë një hero të heshtur të dy popujve.

Të Ngjashme

Egli Tako, BBV4,a
ShowBizi

E papritur, Egli merr vendim e MADH

admin
admin
Diabeti
ShowBizi

Si ta parandalojme Diabetin? Keto jane pese hapa qe mund te beni ne shtepi.

admin
admin
Horoskopi
ShowBizi

Kanë shpirt hakmarrës dhe posesiv! Zbuloni 3 shenjat më xheloze të horoskopit

admin
admin
ShowBizi

Nuk ndalet me vajzat e njohura/ Meritoni në lidhje të re, a ishte tradhtia arsyeja e ndarjes me Ilnisën?

admin
admin
Horoskopi
ShowBizi

Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

admin
admin
Alba, Ferma Vip, Lim Hoti
ShowBizi

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

admin
admin
Kiara Tito
ShowBizi

Kiara Tito në zi, humb familjarin e dashur

admin
admin
Horoskopi, Chrysanthi Kalogeri
ShowBizi

Shanset vijnë deri te dera dhe pengohen”, java e ardhshme nis me sfida për shenjat e Horoskopit

admin
admin
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?