By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Të Fundit
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Horoskopi
Reading: Babai për djalin e tij që u mbyt në Greqi: ” Të dhurohet zemra e tij, t’i shtojë jetë një fëmije tjetër…
Të FunditTë Fundit
Font ResizerAa
Search
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
Copyright © 2014-2023 Ruby Theme Ltd. All Rights Reserved.

Babai për djalin e tij që u mbyt në Greqi: ” Të dhurohet zemra e tij, t’i shtojë jetë një fëmije tjetër…

Last updated: June 14, 2025 4:46 pm
admin
TvShow
Share
4 Min Read

Një ngjarje e dhimbshme ka prekur thellë opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri.

Dy fëmijë, 14-vjeçari grek Spiros dhe 12-vjeçari shqiptar Kleon, u nxorën pa ndjenja nga ujërat e lumit Arahtho në Arta, dy ditë më parë.

Pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të mjekëve në spitalin e Rios në Patra për t’i mbajtur në jetë, të dy fëmijët u shpallën të premten klinikisht të vdekur.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe më gjerë, duke lënë pas dhimbje të madhe, por edhe shembuj të rrallë humanizmi dhe solidariteti.

Në bregun e lumit ku ndodhi tragjedia, shokët e Spiros dhe Kleonit kanë lënë lule dhe letra me mesazhe prekëse.

“Do ju kujtojmë gjithnjë, ikët si heronj”, lexohet në njërën prej tyre, duke reflektuar dashurinë dhe dhimbjen që la pas kjo ngjarje.

Sipas dëshmive, 14-vjeçari Spiros u hodh në lumë për të ndihmuar mikun e tij Kleon, kur ky i fundit po merrej nga rryma e fortë. Ky akt guximi i adoleshentit grek, që fatkeqësisht përfundoi me humbjen e jetës së të dyve, ka prekur zemrat e të gjithëve.

Një tjetër akt heroik është ai i emigrantit shqiptar Levian Goga, nga Berati, i cili u hodh menjëherë në ujërat e ftohta për të nxjerrë fëmijët. Ai arriti t’i shpëtonte nga uji, por jo nga dëmet që kishin pësuar. Ndërhyrja e tij është vlerësuar gjerësisht nga mediat greke, të cilat rrallëherë më parë kanë theksuar në mënyrë kaq të ndjeshme një akt të tillë nga një emigrant shqiptar.

Në mes të dhimbjes së thellë, prindërit e të dy fëmijëve kanë ndërmarrë një veprim që ka lënë pa fjalë gjithë opinionin publik: ata kanë vendosur të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre për të shpëtuar jetë të tjera.

Fillimisht, këtë vendim e morën prindërit e Spiros, dhe më pas edhe prindërit e Kleonit – një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare, por i lindur dhe rritur në Greqi.

“Nuk e shpëtuan dot, por i falënderoj të gjithë. Djali im iku, e mori Zoti, por zemra e tij mbeti në Greqi t’i shtojë jetë një fëmije tjetër”, deklaroi me lot në sy babai i Kleonit. Ai shtoi edhe një dëshirë prekëse: “Kur të mësoj kush e mori zemrën e djalit tim, le të bëjë mbi të shqiponjën e Shqipërisë”.

Nëna e Kleonit falënderoi mjekët për përpjekjet e palodhura. “Gjithë Greqia e ndjeu dhimbjen tonë. Faleminderit nga zemra”, u shpreh ajo.

Drejtori i Reanimacionit në spitalin e Patras, Andreas Iliadhis, i përfshirë drejtpërdrejt në trajtimin e fëmijëve, u prek thellë para kamerave:
“Kleoni i vogël dhe Spiros, së bashku, aty pranë, hapën flatrat e tyre. Sot japin jetë tek shumë fëmijë të tjerë. Zemrat nuk kanë ngjyrë”, tha ai me lot në sy.

Një mesazh solidariteti që kapërcen kufijtë

Ngjarja e rëndë në lumin Arahtho nuk është vetëm një tragjedi, por edhe një histori që rikthen besimin në njerëzimin.

Ajo tregoi se në momentet më të vështira, nuk ka rëndësi origjina, kombësia apo gjuha – ka vetëm dashuria për jetën dhe humaniteti i thellë.

Të Ngjashme

TvShow

U perfolen per ‘xhelozi’, Olta Gixharit i mbushi djali 1 vjec por a ishte e ftuar teze Gerta Gixhari??? (Foto)

admin
admin
TvShow

Tronditëse! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja përd’h*nohet përpara syve të djalit

admin
admin
TvShow

Arrestohet 39-vjeçari në Kamëz, përplasi pesë këmbësorë gjatë manovrave të rrezikshme…

admin
admin
TvShow

U hodh në lumin Arakhtos për të shpëtuar dy të miturit grek, Shteti grek bën gjestin e ‘HEROIT’ per Shqiptarin…

admin
admin
TvShow

Pak ditë pas ndarjes nga Alba, Limi shfaqet në krah të një vajze tjetër te famshme…

admin
admin
TvShow

Meriton Mjekiqi nuk heq dorë nga vajzat e famshme, kush është partnerja e re e moderatorit! Shkak për ndarjen nga Ilnisa tradhtia? Ish-çifti zgjedh të heshtë

admin
admin
TvShow

“Lart e më lart…, Neda Balluku tradheton konkurentet e BBVIP me ato te FERMA VIP?!

admin
admin
TvShow

Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2

admin
admin
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?