By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Të Fundit
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Horoskopi
Reading: “Pa u menduar dy herë, mora frymë thellë dhe u zhyta”/ Historia e shqiptarit hero që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në Greqi: Bëra atë që do të bënte çdo prind
Të FunditTë Fundit
Font ResizerAa
Search
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
Copyright © 2014-2023 Ruby Theme Ltd. All Rights Reserved.

“Pa u menduar dy herë, mora frymë thellë dhe u zhyta”/ Historia e shqiptarit hero që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në Greqi: Bëra atë që do të bënte çdo prind

Last updated: June 12, 2025 7:12 am
admin
TvShow
Share
3 Min Read

Një akt trimërie që ka prekur zemrat e të gjithë opinionit publik grek dhe shqiptar

ka ardhur nga një emigrant shqiptar në Greqi. Levian Goga, 41-vjeçar nga Berati, shpëtoi dy fëmijë të mitur nga mbytja në lumin Arachthos, në zonën e Neokorit të Artës, duke rrezikuar jetën e tij.

“Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Unë jam i huaj, por jam qenie njerëzore,” tha ai për mediat greke, ndërsa qëndronte në radhën e urgjencës në spital, me këmbën e thyer nga përpjekja për të nxjerrë fëmijët nga uji i thellë dhe i turbullt.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mesditë. Sipas dëshmisë së Gogës, ai ndodhej në një kafene kur dëgjoi një fëmijë që bërtiste për ndihmë, duke treguar se dy të mitur po mbyteshin në lumë. Pa hezituar asnjë çast, ai u nis me makinë drejt vendit të ngjarjes dhe, pasi nuk pa asgjë nga bregu, u fut në një varkë me banorë të tjerë dhe u zhyt në ujë.

“U zhyta rreth tetë metra thellë. E pashë fëmijën në fund të lumit, i palëvizshëm, i nxirë. E kapa me forcë dhe e nxora. Pastaj më thanë se kishte edhe një tjetër. U zhyta sërish, disa herë, derisa e gjeta. Edhe ai kishte gjak në gojë dhe hundë. U frikësova,” tregoi ai me zë të dridhur.

Levian Goga jeton prej 24 vitesh në Greqi. Ai mbërriti në moshën 17-vjeçare, fillimisht në Athinë, ku punoi çdo punë që i dilte përpara, me përkushtim dhe pa u ankuar. Prej pesë vitesh jeton në Arta me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të vegjël. Jeta e tij ka qenë modeste dhe larg vëmendjes publike – derisa guximi i tij e vendosi në qendër të saj.

“Njëri prej fëmijëve ishte në moshën e vajzës sime. Nuk mendoja për asgjë tjetër, vetëm për t’i shpëtuar. Bëra atë që do të bënte çdo prind,” tha ai, ndërsa kërkonte të kthehej në shtëpi për të qetësuar fëmijët e tij që, të shqetësuar, e prisnin me lot në sy.

Për komunitetin, Levian Goga është një hero i heshtur. Por për veten e tij, ai është vetëm një baba që rastësisht ndodhej aty dhe bëri atë që e ndjeu në shpirt.

“Shpresoj vetëm që ata të jetojnë. Të zgjohen. Të kenë jetën që u takon,” tha ai, pak para se të mbyllte telefonatën me gazetarin, ende duke pritur në urgjencë.

Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të rrezikshme të lumit Arachthos, ku uji krijon vorbulla të thella dhe rryma të forta. Banorët e zonës kanë denoncuar më herët mungesën e masave mbrojtëse, barrierave apo tabelave paralajmëruese – një neglizhencë që, sipas tyre, mund të kishte sjellë një tragjedi të madhe.

Të Ngjashme

TvShow

Gjesti bie nga ‘froni’ dhe vendin e parë ia merr…/ Çfarë po ndodh me ndjekësit e ish-banorëve të BBV 4?

admin
admin
TvShow

Shqiptari rrezikoi jetën për t’i shpëtuar nga mbytja në lumë! Dy fëmijët NUK MBIJETOJNË, prindërit bëjnë gjestin prekës!!!

admin
admin
TvShow

35-vjeçari tenton t’i japë fund jetës, policia e shpëton në moment të fundit…

admin
admin
TvShow

Kiara Tito në zi, humb njeriun e dashur të familjes: Lamtumire nëna M…

admin
admin
TvShow

Brenda 30 sekondash humbën jetën 265 persona! Gjendet një nga dy ‘’kutitë e zeza”

admin
admin
TvShow

Jeta që nuk nisi kurrë: Zbulohet historia e trishtë e familjes që humbi jetën në tragj*dinë ajrore…

admin
admin
TvShow

E PAPRITUR!!! G-Banit nuk i ndahet shpirti, futet sërish në “Big Brother VIP” (VIDEO)

admin
admin
Avioni
TvShow

E trishte/ Zbulohet mesazhi i fundit i pilotit të avionit pak sekonda para se të rrëzohej

admin
admin
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?