By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Të Fundit
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Horoskopi
Reading: Arrestohet nëna e reperit Getoar Selimit, detaje nga aksioni policior! Ja për çfarë akuzohet
Të FunditTë Fundit
Font ResizerAa
Search
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
Copyright © 2014-2023 Ruby Theme Ltd. All Rights Reserved.

Arrestohet nëna e reperit Getoar Selimit, detaje nga aksioni policior! Ja për çfarë akuzohet

Last updated: June 12, 2025 4:34 pm
admin
TvShow
Share
2 Min Read

Një aksion i zhvilluar sot nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë

ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë edhe Florije Kelmendi Selimin, nëna e reperit të njohur kosovar Getoar Selimi, i njohur me emrin e artit Ghetto Geasy.

Ajo, së bashku me dy zyrtare të tjera të kësaj ministrie, po hetohet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, në kuadër të një hetimi më të gjerë për korrupsion në institucionet publike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar ndërhyrjen policore, duke bërë të ditur se hetimet janë duke u zhvilluar me autorizim të Prokurorisë kompetente dhe përfshijnë disa persona të dyshuar.

“Sapo të përfundojnë procedurat hetimore, do të mund të bëhen publike më shumë informacione,” ka deklaruar Kelani për mediat.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me rastin, ndërsa pritet që në ditët në vijim të jepen më shumë të dhëna për natyrën e shkeljeve të dyshuara dhe masat që do të ndërmerren ndaj të përfshirëve.

Deklarata e plotë e zëdhënësit Baki Kelani:

Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë.

Të Ngjashme

TvShow

U perfol per dashuri me Gazetarin e njohur… Rike Roçi konfirmon lidhjen e re/ Publikon foton teksa po q…

admin
admin
TvShow

Gjesti bie nga ‘froni’ dhe vendin e parë ia merr…/ Çfarë po ndodh me ndjekësit e ish-banorëve të BBV 4?

admin
admin
TvShow

Shqiptari rrezikoi jetën për t’i shpëtuar nga mbytja në lumë! Dy fëmijët NUK MBIJETOJNË, prindërit bëjnë gjestin prekës!!!

admin
admin
TvShow

35-vjeçari tenton t’i japë fund jetës, policia e shpëton në moment të fundit…

admin
admin
TvShow

Kiara Tito në zi, humb njeriun e dashur të familjes: Lamtumire nëna M…

admin
admin
TvShow

Brenda 30 sekondash humbën jetën 265 persona! Gjendet një nga dy ‘’kutitë e zeza”

admin
admin
TvShow

Jeta që nuk nisi kurrë: Zbulohet historia e trishtë e familjes që humbi jetën në tragj*dinë ajrore…

admin
admin
TvShow

E PAPRITUR!!! G-Banit nuk i ndahet shpirti, futet sërish në “Big Brother VIP” (VIDEO)

admin
admin
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?