By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Të Fundit
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Horoskopi
Reading: Mos i neglizhoni! Pesë dhimbje që kërkojnë vëmendje mjekësore menjëherë
Të FunditTë Fundit
Font ResizerAa
Search
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
Copyright © 2014-2023 Ruby Theme Ltd. All Rights Reserved.

Mos i neglizhoni! Pesë dhimbje që kërkojnë vëmendje mjekësore menjëherë

Last updated: June 11, 2025 11:46 am
admin
Këshilla AI
Share
3 Min Read

Kur bëhet fjalë për urgjenca shëndetësore, mjekët shohin gjithçka. Janë ata të cilët njerëzit i drejtohen me shpejtësi kur diçka serioze shkon keq. Por çfarë quhet vërtet “serioze”?

Dhimbja është shumë subjektive dhe nuk ka një rregull të përgjithshëm që vlen për të gjithë.

Megjithatë, disa lloje dhimbjesh janë sinjale alarmi që nuk duhen injoruar. Më mirë të dëgjosh që nuk ke asgjë, sesa të pendohesh që nuk ke shkuar tek mjeku në kohë.

Ja cilat janë dhimbjet që nuk duhen injoruar kurrë:

1. Dhimbje e papritur që nuk largohet

Nëse një dhimbje shfaqet papritur dhe nuk ikën, është një sinjal që nuk duhet neglizhuar. Sado e vogël të duket, nëse është e pazakontë dhe e fortë, duhet të konsultohesh me një mjek. Në fund të ditës, është më mirë të jesh i kujdesshëm sesa të pendohesh më vonë, shkruan HuffPost.

2. Dhimbje në gjoks

Kur flasim për dhimbje gjoksi, shumicës i shkon mendja menjëherë tek sulmi në zemër dhe me të drejtë! Një dhimbje e papritur në këtë zonë, sidomos nëse nuk e ke ndier më parë, është një arsye e mirë për të shkuar tek mjeku menjëherë.

Gjithashtu, dhimbja e gjoksit mund të sinjalizojë edhe probleme të tjera serioze, si mpiksje gjaku në mushkëri apo shqyerje e një ene të madhe të gjakut. Pra, është një dhimbje që nuk duhet marrë lehtë.

 

3. Dhimbje në pulpë e shoqëruar me skuqje

Nëse ndien dhimbje në pulpë dhe ajo është e skuqur apo e fryrë, kjo mund të jetë shenjë e një tromboze të venave të thella (DVT). Kjo është një gjendje e rrezikshme që mund të çojë në komplikacione serioze, sidomos nëse ke qëndruar shtrirë për një kohë të gjatë pas një operacioni ose pas një fluturimi të gjatë.

4. Dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës, që ndihet si këputje

Dhimbjet e shpinës mund të ndodhin për arsye nga më të ndryshmet, por një dhimbje e papritur dhe e fortë në pjesën e sipërme të shpinës, që duket sikur po të “këput” nga brenda, mund të jetë një shenjë e një problemi serioz me aortën – enën më të madhe të gjakut në trup.

5. Dhimbje të caktuara në pjesën e poshtme të barkut

Barku është një nga zonat më të ndërlikuara kur bëhet fjalë për dhimbje. Dhimbja në njërën anë të barkut ose në shpinë, e shoqëruar me temperaturë, mund të tregojë infeksion në veshka. Nëse ke edhe përzierje apo të vjella, mund të jetë apendiciti. Në çdo rast, këto lloj dhimbjesh nuk duhen injoruar.

Nëse ndien ndonjë nga këto dhimbje, mos prit të shohësh “si do shkojë”. Është gjithmonë më mirë të konsultohesh me një profesionist shëndetësor sesa të rrezikosh shëndetin tënd. /Telegrafi/

TAGGED:Dhimbjet

Të Ngjashme

Dhimbja e Dhembit
Këshilla AI

A keni dhimbje dhëmbi? Ja si ta trajtoni me kura natyrale.

admin
admin
Mjalti
Këshilla AI

Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit…

admin
admin
Zorra e trashe
Këshilla AI

Tre shenja që tregojnë se keni probleme me zorrën e trashë

admin
admin
syte
Këshilla AI

Ushqimet më të mira që përmirësojnë shikimin dhe shëndetin e syve

admin
admin
Tensioni i Larte
Këshilla AI

Pija që rrit më shumë presionin e gjakut – paralajmërimi i kardiologëve

admin
admin
Veshi
Këshilla AI

Si ta ndaloni dhimbjen e veshit në kushte shtëpiake?

admin
admin
Gerhitja
Këshilla AI

Keni shume gerhitje gjate Gjumit? Nje luge nga ky perberes do te ndihmoje ne parandalimin e saj

admin
admin
Stomaku
Këshilla AI

Pija e përditshme që mund të jetë shkaktari i dhimbjes së stomakut dhe fryrjes së barkut

admin
admin
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?