By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Të Fundit
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Horoskopi
Reading: Hëna e Re te Binjakët! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit javor: Para “nga qielli” për 4 shenja
Të FunditTë Fundit
Font ResizerAa
Search
  • Kryesore
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Të Fundit
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
Copyright © 2014-2023 Ruby Theme Ltd. All Rights Reserved.

Hëna e Re te Binjakët! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit javor: Para “nga qielli” për 4 shenja

Last updated: May 26, 2025 6:41 pm
admin
ShowBizi
Share
5 Min Read

Parashikimi i Horoskopit javor nga astrologe Meri Gjini në emisionin 7pa5 në Vizion Plus.

Sot kemi një Hënë të re, sonte në darkë. Është Hëna e re te Binjakët, ku sapo është futur edhe Mërkuri.

Fillon vera! Është Hënë e rinisë, për nga energjia, lëvizjet, mendimi, zhvillimi dhe mënyra si ëndërrojmë.

Mërkuri te Binjakët ka të bëjë edhe me pjesën e diskutimeve në shërbim të punëve dhe për ata që kanë plan për bashkëpunime.

Saturni te Dashi do të qëndrojë deri në shtator.

Katër shenja favorizohen ekonomikisht me këtë Hënë të re: Binjakët, Bricjapi, Akrepi dhe Virgjëresha.

Dashi
Saturni u fut te Dashi, bashkë me Neptunin, ka edhe Venusin.

Kjo do të thotë zgjerim ekonomik dhe do të jetë shenja më e privilegjuar në këtë aspekt. Është muaj shumë i rëndësishëm për lëvizje ekonomike. Planeti i fatit te Binjakët i favorizon. Shfrytëzojeni këtë javë dhe këtë Hënë të re në këtë drejtim.

Demi
Të liruar nga Mërkuri, por jo ende nga Urani. Projektimin te vetja e bëjnë serioz dhe të maturuar. Gradualisht ndihen se po strukturojnë nga fillimi territorin e tyre. Hëna e re lidhet me dashurinë dhe raportet njerëzore. Pra, ka vend për t’u marrë edhe me ristrukturimin e punës, por edhe me çështjet njerëzore.

Binjakët
Mërkuri te vetja. Hëna e re sot në darkë te ata. Jupiteri te ata. Me këtë Hënë të re jeni në vend të parë të lëvizjeve ekonomike apo çfarë është në shërbim të ekonomisë. Vazhdon periudha e lëvizjeve dhe diskutimeve sociale. Është një periudhë që ju shkon për shtat, me komunikim dhe nuk ju mban vendi nisur nga sot.

Gaforrja
Projektimet e tyre do të kenë një fazë pak më të vonshme në hapa konkrete. Marsin e patën te vetja për një kohë shumë të gjatë. U duhet energji për të rimbushur bateritë e tyre që kur Jupiteri të shkojë te ata, të nisin shpirtin e fortë.

Luani
Hëna e re i favorizon shumë për udhëtime, për provime apo diplomime, por është një Hënë e re shumë e mirë edhe për ata që duan ndihmë për dokumentet për çështjet e lëvizjeve.

Virgjëresha
Kjo Hënë e re rezulton një Hënë shumë e mirë në shërbimin e lekut. Është një nga katër shenjat e favorizuara në këtë aspekt me Hënën e re. Prioritet i ditëve të para duhet të jetë ekonomia, por prioritet do të dalin zgjidhjet e problematikave në dashuri.

Peshorja
Kemi Venusin te Dashi dhe Marsin te Luanët. Kemi hyrje të forta që bëjnë një trekëndësh shumë të bukur për të sjellë zhvillimin. Te Dashi kemi Saturnin, është momenti që të nisin të lobojnë për madhështinë e tyre, statusin dhe karrierën tuaj. Do të kenë zhvillime të forta dhe emri i tyre do të shkëlqejë më shumë.

Akrepi
Me këtë Hënë të re janë një nga përfituesit e mëdhenj të lëvizjeve ekonomike që kjo Hënë do të sjellë. Çfarëdo lloj e papriture të vijë, vjen shumë për mirë nga ky moment që flasim.

Shigjetari
Ritmin e ngadaltë në profesionin e tyre e kanë ndjerë shumë. Kështu që me këtë Hënë të re dhe me Mërkurin përballë tyre dhe Saturnin te Dashi, sjell përshpejtim të çështjeve profesionale.

Bricjapi
Shenja e katërt që përfiton ekonomikisht nga Hëna e re te Binjakët. Do të ketë zhvillime të forta në shërbim të karrierës dhe për të mbyllur çështje që duan lekë në lidhje me shtëpinë. Sepse është shenjë që ka marrë përsipër impenjime për shtëpinë.

Ujori
Janë të favorizuar për bashkëpunime apo për të riformatuar statusin tuaj personal. Por një pjesë e mirë do ta shfrytëzojë për lëvizje konkrete dhe dalje sociale.

Peshqit
Me Saturnin në familje të dytë, tashmë është momenti të merren me dashurinë. Sot është momenti i nisjes së verës së bukur. Detyrimet e shtëpisë dhe familjes ende nuk i lënë të jenë entuziastë. Por me kalimin e Venusit te Demat për shumë pak ditë, do të dalin ngjyrat e bukura të erosit.

/vizionplus.tv

TAGGED:HoroskopiMeri Gjini

Të Ngjashme

Horoskopi
ShowBizi

“Dikush është gjithmonë i gatshëm për t’iu kritikuar”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

admin
admin
Arjola Demiri
ShowBizi

“Është bërë legjendë kjo historia” – Arjola Demiri flet perseri për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

admin
admin
Gjesti, BBV4,a
ShowBizi

Anaid Kaloti shpërtheu ndaj Gjestit, i përmendi dhe babain,ky eshte reagimi i këngëtarit

admin
admin
Horoskopi
ShowBizi

Tre shenjat e horoskopit që do të kenë fat në financat e tyre! Bollëk të ardhurash, investime në pasuri të paluajtshme dhe…

admin
admin
Grida Duma
ShowBizi

Grida Duma feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën sot moderatorja

admin
admin
Egli Tako, BBV4,a
ShowBizi

‘Shpërthen’ rrjeti, Egli me këtë veprim konfirmon bashkimin me Gjestin?

admin
admin
Horoskopi
ShowBizi

“Shpëtimi juaj do të jetë dashuria”, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Horoskopi

admin
admin
Horoskopi
ShowBizi

Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë kësaj jave

admin
admin
  • Privacy Policy
  • Manage Cookies
  • Terms and Conditions
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?