Pendohet Noizy pas fjalëve të Stresit, mbështet publikisht Partinë Demokratike? Del foto qe na beri te dyshojme…

1 Min Read
Stresi, Noizy

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, ka qenë i pranishëm në takimin përmbyllës elektoral të Partisë Demokratike,

Pendohet Noizy pas fjalëve të Stresit, mbështet publikisht Partinë Demokratike? Del foto qe na beri te dyshojme...

ku përveç performancës së tij në skenë, ka bërë edhe një thirrje publike për mikun dhe kolegun e tij Rigels Rajku (Noizy).

Duke iu referuar mbështetjes që Noizy i ka dhënë Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama gjatë kësaj fushate,

Stresi i drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë nga skena, duke i thënë se “nuk është në partinë e duhur”.

Ndërkohë, ajo që ra në sy menjëherë pas këtij momenti ishte reagimi i Noizyt,

i cili ka pëlqyer postimin e Stresit ku ky i fundit shihet duke performuar në mitingun e PD-së në Bulevardin e Ri në Tiranë.

 

Reagimi i tij është komentuar gjerësisht në rrjet, ndërsa nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një sinjal reflektimi apo thjesht për një reagim miqësor.

Pendohet Noizy pas fjalëve të Stresit, mbështet publikisht Partinë Demokratike? Del foto qe na beri te dyshojme...

TAGGED: