Tiri dhe Krisa ndahen shkaku i Loredanës? Flasin çifti

2 Min Read
Tiri dhe Krisa ndahen shkaku i Loredanës? Flasin çifti

 

Çifti, të cilët vendosën të hyjnë veçmas në BBVIP (ndonëse të gjithë prisnin

Tiri dhe Krisa ndahen shkaku i Loredanës? Flasin çifti

ndonjë hyrje bombastike bashkë), janë rikthyer fuqishëm në mediat rozë –

këtë herë jo për ndonjë deklaratë dashurie… por për një ndarje të supozuar dhe një lidhje të fshehtë që tronditi rrjetin.

Po flasim për emrin më të nxehtë të momentit – Loredana. Po, Loredana. Sipas thashethemeve që po qarkullojnë si flakë zjarri në rrjete sociale, Tiri dhe Loredana mund të kenë një “gjë mes tyre” që nuk është thjesht muzikë.

Por Tiri, gjithmonë i qetë dhe me atë stilin “cool”, vendosi ta hedhë benzinë mbi zjarr… në mënyrën më artistike të mundshme: duke postuar në Instastory një pjesë nga kënga e tij “Lamtumirë”.
“Lamtumirë dashnia ime me dhimbje n’zemër e them…” – dhe si për të shtuar edhe më shumë mister, ai etiketoi Krisën.

Dhe çfarë bëri Krisa? E ripostoi menjëherë me një shënim që la të gjithë gojëhapur (dhe paksa të qeshur):

“I pabesë”, shkroi ajo, si për të treguar se po e marrin me sportivitet këtë telenovelë moderne.Tiri dhe Krisa ndahen shkaku i Loredanës? Flasin çifti
Pra, janë ndarë apo jo?

Përgjigja është jo! Ky ishte një nga ato lajmet e rrjetit me saktësi zero.

Ndërkohë, për hatërmbetjet me Loredanën, Krisa ka folur në një intervistë së fundmi për ‘Natën me Aulonën’. /Prive By Liberta Spahiu