Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”,

Egli Tako ka ndarë së fundmi disa detaje mbi marrëdhënien e saj me familjen e Gjestit.
Ajo ka treguar se ka pasur një takim të ngrohtë me prindërit e tij, duke theksuar se gjithçka ka shkuar mirë dhe pa tensione, por video që ka qarkulluar në rrjetet sociale nuk ka qenë e plotë.
“Kam pasur një takim të ngrohtë me prindërit e Gjestit. Pjesa është prerë, por nuk ka pasur asnjë dramë të madhe,” është shprehur Egli, duke hedhur poshtë çdo aludim për ndonjë përplasje mes tyre.